Niveli i lartë i emigrimit kryesisht te të rinjtë, si dhe papunësia janë disa nga problematikat që hasen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e rajonit të Ballkanit. Ministrat e Rinisë dhe të Arsimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor kanë zhvilluar një takim në lidhje me shqetësimet e të rinjve dhe masat që do të merren.

Takimi u zhvillua në ditën e rinisë. Ku pjesë e diskutimeve ishin frenimi i emigrimit, rritjen e cilësisë së arsimit, njohjen e diplomave universitare si dhe masat për kthimin e të rinjve që ikin për të studiuar jashtë. Sekretari i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, i pyetur në lidhje me nismën e Ballkanit të Hapur dhe ndikimi në lidhje me fuqizimin e të rinjve dha këtë përgjigje.

Zyra Rajonale për Bashkëpunimin Rinor, RYCO është organizatë ndërqeveritare e themeluar në 2016 nga gjashtë qeveritë e Ballkanit Perëndimor me qëllim bashkëpunimit midis të rinjve në rajon.

Klan News