Rreth 4% e të pastrehëve që kanë humbur shtëpitë në firmat piramidale do të bëhen me një të tillë këtë verë. Nga lista e paraqitur në kryeqytet janë 1200 të regjistruar si humbës nga piramidat e buxheti i shtetit ka mjaftuar vetëm për 54 apartamente. Pritet pas një jave shqyrtimi i emrave në Këshillin Bashkiak. Enti Rregullator i Banesave ka nisur të ndërtojë 3 pallate në muajin shkurt dhe do të dorëzohen në fund të qershorit. Kriteret e përzgjedhjes së 54 familjeve janë ato të banimit në kushte të vështira higjeno shëndetësore, familje pa të ardhura me njerëz të sëmurë apo ato familje njëprindërore që kanë në ngarkim një fëmijë.

“Është Këshilli Bashkiak ai i cili përcakton familjet të cilat do të prfitojnë këto apartamente. Do të marrim në shqyrtim të gjithë këto familjet që plotësojnë kriteret e përcaktuara paraprakisht.”

Gazetarja: “Më thoni dot se si do t’i shlyejnë familjarët apartamentet e dhëna nga Enti Kombëtar i Banesave?”

“Familjarët, të cilët përfitojnë këto apartamente, do të marrin një kredi dhe kjo është në varësi të kompetencave të Entit të Banesave, mënyra e shlyerjes, sasia etj, etj.”

Pas 7 viteve që presin, 54 familjarët e këstit të parë do të përfitojnë 60 m2 banesë që do ta shlyejnë me kredinë e marrë. /tvklan.al