Këtë vit shumë prej turistëve nga Shqipëria pritet të vizitojnë dhe të pushojnë në bregdetin e Antalias në Turqi. Një plazh i njohur për bukuri të rralla dhe i frekuentuar gjatë vitit të kaluar nga të paktën 5 mijë turistë nga Shqipëria. Edhe këtë vit shoqëria ajrore “Ada Air” dhe “World Travel” kanë menduar të ofrojnë një paketë turistike mjaft tërheqëse për pushuesit që përmbledh thuajse të gjitha shërbimet për të kaluar pushime të paharruara. Në hotel “Sheraton” shoqëria ajrore “Ada Air” në bashkëpunim të ngushtë me atë të udhëtimeve “World Travel” kanë çelur sezonin turistik ku kanë prezantuar edhe disa prej ofertave turistike.
“Neve këtë vit shpresojmë dhe urojmë që klientët tanë gjithashtu dhe përfaqsusit dhe bashkëpuntorët tanë gjatë këtij sezoni turistik veror Turqi 2004 t’ju ofrojmë cilësinë, korrektësinë dhe më të mirën e kujtdo tjetër.”
Gazetarja: Sa do zgjasë ky sezon pra?
“ Sezoni turistik 2004 i Turqisë këtë vit fillon me 7 korrik dhe vazhdon deri në mesin e shtatorit diku 14 shtator dhe ne ofrojmë fluturime dy herë në javë, fluturime çartër drejt Antalias të cilat krijojnë një komoditet për klientin tonë dhe kto fluturime janë të organizuara dhe janë të realizuara nga shoqëria ajrore “Ada Air”.”
Ofertat variojnë në çmime të ndryshme dhe ata që kanë vendosur të njohin dhe shijojnë bukuritë e Antalias mund të drejtohen që nga dita e sotme në filialet e shoqërisë “Ada Air” apo “World Travel”, çdo gjë ofrohet prefekte duke filluar që nga kushtet e udhëtimit, akomodimi në hotele apo guida në Turqi. Sigurisht është menduar edhe për atë që është më i rëndësishëm, një çmim i arsyeshëm.
“ Turistit shqiptar ne do t’i ofrojmë komoditetin, do t’i ofrojmë cilësinë dhe do t’i ofrjmë atë më të mirën për të cilën ata janë nisur.”
Gazetarj: Çmimet?
“ Patjetër dhe çmimet janë më të mirat. Kështu shpresojmë.”
Përfaqësuesit e “World Travel” thonë se prenotimet kanë filluar prandaj ata që kanë menduar të pushojnë në plazhet ekzotike të Antalias duhet të planifikojnë kohën kur do të fluturojnë drejt këtij vendi. /tvklan.al