Jo vetëm plazhet, por kultura, historia dhe traditat janë disa nga pikat që tërheqin vëmendjen e turisteve të huaj kur vizitojnë Shqipërinë. Bazuar në vendet e tyre të origjinës, ata ndahen në dy kategori sipas udhërrëfyesve të sektorit të turizmit.

Brisejd Lalaj, udhërrëfyes turistik kombëtar: Kryesisht turistët e Evropës perëndimore të SHBA, Australisë dhe të pjesës tjetër janë të interesuar për kulturën sepse duan të dinë edhe historinë e vendit që ata po vizitojnë. Kurse turistët e Evropës lindore janë më shumë te pjesa e plazhit, e relaksim edhe e fotove, të njëjtën gjë do të thoja pak a shumë edhe për turistët e Lindjes së Mesme, të Azisë apo edhe të vendeve arabe.

Mikpritja dhe kulinaria mbetet ndër pikat më të forta të vendit tonë. Por edhe distanca e shkurtra te pikave turistike ane avantazh si, Mali i Çikës dhe plazhi i kristaltë në zonën e Palasës.

Brisejd Lalaj, udhërrëfyes turistik kombëtar: Një nga gjërat që u bën më shumë përshtypje është mikpritja që është pika jonë më e fortë, pastaj pa dyshim që gatimet tradicionale janë goxha të shijshme, i pëlqejnë goxha shumja, është një miks le të themi gastronomish. Aty ku ke malin e Çikës, i cili është 2045 metra, ku mund të bësh e hiking, aty poshtë ke dhe Palasën, ku mund të bësh edhe plazh.

Gjatë kësaj periudhe flukset e turisteve janë të përqendruara nga veriu në jug, sidomos në turizmin malor si në Valbonë, Theth apo dhe Voskopojë.

Brisejd Lalaj, udhërrëfyes turistik kombëtar: Ka shumë turistë që bëjnë pjesën hiking, bëjnë edhe kalimin Valbonë-Theth që është shtegu më i rëndësishëm dhe më i famshëm për turistët e pasionuar pas aventurës. Lumi i Shalës pa dyshim që mbetet një destinacion, edhe për plazh, siç e quajnë edhe Tajlanda e Shqipërisë apo Tajlanda e Evropës. Juglindja, Korça është goxha e frekuentuar sepse ka freskinë dhe natyrën. Voskopoja dhe fshatrat rreth Korçës, Dardhë dhe liqeni i Pogradecit për plazh është goxha i frekuentuar.

Pritshmëritë e ekspertëve të turizmit janë që muaji Gusht të ketë fluksin më të lartë të turistëve nga veriu në jug, jo vetëm për plazhet, por edhe për historinë, kulturën dhe për turizmin e aventurës.

Klan News