Shumë turistët që zgjedhin Lezhën për pushime marrin informacionin që u duhet në “Info Pointin” në Shëngjin. Sipas të dhënave të muajve Qershor-Korrik të këtij viti, kanë marrë informacion në këtë pikë më shumë se 700 persona, shumë prej tyre të huaj por edhe shqiptarë të Kosovës.

Marsel Bakaj, ciceron: Numri i turistëve ka arritur totalin nga data 14 Qershor deri më 27 Korrik është 731, më shumti janë të huaj që përbëjnë rreth 249, duke u ndjekur më pas nga shqiptarët e Kosovës që kanë arritur numrin rreth 200.

Turistët nuk tregojnë interes vetëm për bregdetin, ku zona më e preferuar është ajo e Ranës së Hedhun, por edhe për atraksionet historike si kalaja apo vendvarrimi i Skënderbeut.

Marsel Bakaj, ciceron: Të huaj më së shumti janë të interesuar për parqet natyrore, për haiking, për bregdetin, muzetë dhe janë më shumë të interesuar për trashëgiminë kulturore. Shqiptarët e Kosovës janë më të interesuar për bregdetet dhe kryesisht për Ranën e Hedhun.

“Info Point” në Shëngjin u hap vitin e kaluar me qëllim për t’i dhënë një tjetër hov turizmi,t ndërsa autoritetet lokale kanë deklaruar se shumë shpejt një pikë e ngjashme do të hapet edhe në Lezhë.

Klan News