Kompania Adidas ka sqaruar se do të rishohë edhe një herë tjetër reklamën me modelen e njohur Bella Hadid. Bukuroshja brune mbante të veshura një palë atlete të viteve ’70 për të nderuar përvjetorin e 52-të të Lojërave Olimpike të Mynihut. Gjatë Lojërave Verore të vitit 1972, 11 atletë izraelitë dhe një polic gjerman u vranë nga një grup militant palestinez.

Adidas kërkoi falje për referencën “e paqëllimshme” të sulmit terrorist në një deklaratë të enjten.

“Ne jemi të vetëdijshëm se janë krijuar lidhje me ngjarje tragjike historike megjithëse këto janë krejtësisht të paqëllimshme dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim të shkaktuar”, thuhet në deklaratë.

Fotot e Hadid, e cila ka qenë një mbështetëse e kauzës palestineze e veshur me këto atlete janë hequr nga platformat e mediave sociale të Adidas, por mbeten në faqen e tyre të internetit.

Ajo është me origjinë palestineze, pasi babai i saj, Mohamed Hadid, lindi në Nazaret në vitin 1948 në të njëjtin vit kur 750,000 palestinezë u zhvendosën nga shtëpitë e tyre dhe u bë refugjatë në Siri.

Klan News