Partia socialiste është e hapur për bashkëpunim me opozitën mbi ndryshimet në kodin zgjedhor duke patur parasysh vërejtjet e OSBE-ODIHR dhe raportin e Bashkimit Evropian. Pas mbledhjes së kryesisë socialiste, sekretari për marrëdhëniet publike Agasi deklaroi se nuk mund të funksionojë një kod elektoral vetëm i mazhorancës. Do të negociohet me opozitën për listat e zgjedhësve, por në asnjë mënyrë nuk mund të flitet për largim të kryeministrit Fatos Nano.
Bardhyl Agasi: “Mos ndërhyjmë ke punët e njërit-tjetrit, të jetë zoti Berisha po të jetë zoti Nano. Zoti Nano është zgjedh nga kongresi i partisë dhe do të jetë kryetari i partisë socialiste dhe kryeministër deri në mbarimin e mandatit qeverisës. Dhe kur themi në bashkëpunim me opozitën do të thotë që do të jetë një bashkëpunim, sepse në fund të fundit nuk mund të shkohet me një kod zgjedhor të miratuar vetëm nga maxhoranca.”
Për herë të parë kryesia socialiste u shpreh e gatshme që të publikojë paratë që do të përdoren gjatë vitti 2004. Janë plot 100 milionë lek të reja nga të cilat 60 përfitohen falë buxhetit të shtetit, ndërsa 40 milionë lek llogartien nga kuotizacioni. Kryesia socialiste është ndalur në diskutimin e zgjedhjeve brenda partisë ku ka përfunduar faza e parë dhe pritet zhvillimi i konferencave në rrethe nga 15maj deri në 15 qershor. /tvklan.al