Opozita parlamentare e denoncon Gjinushin: Po rëndon buxhetin e shtetit

Ka marrë përmasat e një sherri online ai mes kryetares opozitare të Komisionit të Edukimit dhe Medias, Fatjona Dhimitri dhe deputetëve socialistë.

Pasi e ka denoncuar në SPAK Skënder Gjinushin për shkelje në krye të Akademisë së Shkencave, ajo tha se pagat e reja të këtij institucioni janë dëm të buxhetit të shtetit.

Në fakt me datë 19 Mars të këtij viti, Ministria e Financave ka kundërshtuar organikën e re me 31 punonjës të Akademisë së Shkencave dhe pagat e reja.

Fidel Ylli nuk u shfaq me kamera, por i përmendi kryetares kohën kur Gjinushi mbante Berishën në pushtet në vitet ‘92-‘96.

Klan Plus