Lajme Arkiva 2003

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e ditës së hënë rreth orës 19:30. Shtatë persona janë të plagosur nga të cilët tre janë në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur në superstradën Fushë Krujë-Milot në afërsi të qytetit të Mamurrasit.

Një fugon me targë SH8522C është përplasur me një makinë të tipit benz me targa të Fierit. Sipas burimeve nga policia shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e dy automjeteve.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë së qarkullimit rrugor ku bënë të mundur edhe transportimin e tre udhëtarëve që ishin në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore për në spitalin ushtarak në Tiranë ndërsa të plagosurit e tjerë janë vendosur në spitalin e Lezhës./tvklan.al