Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e “Bryllit” në Tiranë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Përplasja ka qenë e fortë dhe kjo duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari i Klan News Besar Bajraktari, ku automjetet janë dëmtuar rëndë.

Njëra prej automjeteve, tip Benz, ka përfunduar mbi trotuar dhe është përplasur me një pemë.

Nga aksidenti kanë pësuar lëndime të lehta drejtuesit e mjeteve.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

/tvklan.al