Një aksident i rëndë ku u përfshinë 4 automjete ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në zonën e Porcelanit në Tiranë, më saktësisht në rrugën “Xhanfize Keko”.

Dy prej makinave kanë përfunduar me dëmtime të mëdha në dy trotuaret e rrugës. Pavarësisht se përplasja ka qenë shumë e fortë, fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Shkak i aksidentit dyshohet paraprakisht lëvizja e gabuar e një prej makinave. Mësohet se makina tip “Volksvagen Caddy” ka dalë nga një lavazh dhe i ka prerë rrugën makinës “Audi”.

Shoferi i kësaj të fundit ka tentuar të devijojë përplasjen dhe është aksidentuar me dy makinat e tjera që i kishte në drejtim të kundërt.

Si pasojë e përplasjes dy makinat, “Audi” dhe “Opel” kanë përfunduar në dy trotuaret e rrugës me dëmtime të mëdha.

Tv Klan