Për 5 ditë me radhë në kryeqytet u mbajt edicioni i dytë i “Tirana European Youth Film Festival”. Aktiviteti kulturor synon promovimin e regjisorëve në zhvillim përmes prezantimit të filmave të tyre të parë dhe të dytë në kinematë e njohura të Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në përmbyllje të këtij evenimenti tha se Bashkia e Tiranës sot është një platformë e mundësive për atë që merren me art.

“Dua ta inkurajoj pak edhe zyrën e filmit, që të vazhdojë këtë marketing për Tiranën. Është një nga vendet më unike në botë. Ndaj edhe jam shumë i vendosur që vitin tjetër që Tirana është Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës të vazhdojmë të shtojmë investimet për artin dhe kulturën.”

Veliaj tha se në dy vitet e fundit në Tiranë janë realizuar 20 produksione filmash.

Tv Klan