200 shkolla 9-vjeçare në vend kanë laborator Smart ku nxënësit zhvillojnë aftësitë digjitale përmes platformave interaktive. Një prej tyre është dhe shkolla “Vaçe Zela” në kryeqytet ku ishin këtë të mërkurë, kryeministri dhe ministrja e Arsimit, e cila premton shtrirje të rrjetit të këtyre laboratorëve në 654 shkolla të tjera, jo vetëm në sistemin 9-vjeçar, por edhe në gjimnaz.
E ndërkohë që fëmijët dhe të rinjtë përqafojnë teknologjinë dhe e shfrytëzojnë atë dhe për të mësuar, meraku i kryeministrit është drejtshkrimi dhe bukurshkrimi.
Paralelisht me ngritjen e infrastrukturës digjitale në shkolla po punohet dhe për trajnimin e mësueseve, sipas Manastirliut synimi është trajnimi i 16 mijë mësueseve për metodat më efektive të mësimdhënies.
Tv Klan