Lajme Arkiva 2003

Një i vdekur dhe tre të plagosur ishte bilanci i një aksidenti rrugor të ndodhur rreth orës 6:30 minuta në aksin rrugor Bogovë-Poliçan në vendin e quajtur kthesa e lëmit në fshatin Jaupas.

Makina Mercedes që drejtohej nga Q.Ç. ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë për rreth 80 metra.

Si pasojë ka mbetur i vdekur në vend shtetasi 55 vjeçar N.Ç. ndërsa janë plagosur rëndë S.Ç. 35 vjeç, Q.Ç. dhe kushëriri i tyre T.Ç. 47 vjeç.

Tre të plagosurit ndodhen të shtruar në spitalin rajonal të Beratit ku edhe po marrin ndihmën mjekësore.

Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes burimet policore kanë pohuar se ka qenë pakujdesia e drejtuesit të mjetit, i cili ka qenë ose i lodhur dhe në gjumë, ose me shpejtësi dhe nuk ka mundur që të manovrojë në kthesë./tvklan.al