Çiklisti kosovar Qëndrim Guri është aksidentuar gjatë një seance stërvitore, në Rio De Janeiro.

Ai është goditur nga një makinë, ndërsa gjendja e tij është e stabilizuar. Qëndrim Guri është shtruar në spital për kontrolle të mëtejshme.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, për mbërritjen e ambulancës janë dashur 40 minuta pritje. 22-vjeçari mori pjesë në garën e çiklizmit në rrugë, por pa mundur ta përfundojë atë.

Tv Klan