Lajme Arkiva 2003

Policia e Rrethit të Elbasanit ka ndaluar mbrëmë rreth orës 21:00 shtetasin Xhimi Hysa 31 vjeç nga Cëruja e Gramshit. Hysa ka kryer veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese dhe marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën TH.Q. nga zona e Belshit.

I arrestuari është nisur me gomone nga Vlora në drejtim të Italisë duke e detyruar vajzën të ushtronte me dhunë prostitucionin. Më pas vajza i ka shpëtuar Hysës por fatkeqësisht ajo ka rënë në duart e tutorëve të tjerë.

Para një muaji e mitura është kthyer në Shqipëri dhe ka denoncuar listën e tutorëve të saj. Hysa është kapur në saj të operacionit Mirazh nga zyra e luftës së trafiqeve në drejtorinë e policisë së Elbasanit./tvklan.al