#ALB, që Kulla Eiffel të vishet kuq e zi

Posta

#ALB, që Kulla Eiffel të vishet kuq e zi

17:59 15/06/2016

Që prej nisjes së Kampionatit Europian, Kulla Eiffel ndizet çdo natë me ngjyrat e flamurit të një prej skuadrave pjesëmarrëse.

Ashtu siç shumë prej jush tashmë janë në dijeni, përcaktuesit se cilat ngjyra do të ndezin kullën e famshme, janë vetë tifozët. Duke bërë sa më shumë hashtag me inicialet e skuadrës së zemrës, në çdo rrjet social, website “Orange” (kliko këtu), që qëndron pas kësaj ideje, në fund të ditë shpall fituesin.

Në debutimin e Kombëtares Shqiptare, pavarësisht një përqindje mjaft të lartë të hashtag – ut #ALB, nga tifozë nga e gjithë bota, Kulla Eiffel u ndez me ngjyrat e flamurit të Uellsit.

Por sonte, të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen kanë një tjetër mundësi për të bërë që flamuri kuq e zi të “pushtojë” kullën Eiffel.

E vetmja gjë që duhet të bëni është të shkruani kudo, në Facebook, Twitter, Instagram etj, hashtagun #ALB. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT