Në vendin e tij artisti i mirënjohur nga Miloti, Alfred Mirashi, i njohur me emrin e artit Alfred Mirashi Milot, kthehet me skulpturën monumentale me titull “Çelësin Shqiptar”.

Ka një simbolikë të fortë çelësi jo vetëm në botëkuptimin e tij por edhe në krijimet artistike që identifikohen me të.

Nga sot çelësi monumental do të presë këdo që tashmë do të hyjë në Shkodër, e që në vetvete mbart një mesazh të fuqishëm; që të mos ketë më dyer të mbyllura por vetëm shanse të barabarta për cilindo. Po aq i fuqishëm bëhet ky mesazh i dalë nga eksperienca e jetës së artistit.

“Në atë anijen që më çonte në Itali imagjinoja një vend me dyer të mbyllura që mund ta hapte vetëm një çelës i madh. Po jus jell simbolin e atij çelsi në botën që shpesh mbyllet në egoizmin e saj”, thotë Alfred Mirashi.

Instalacioni i autorit shqiptaro- italian është një prej 7 projekteve fituese nga konkursi ndërkombëtar i asokohe Ministrisë së Kulturës, për të bërë art në hapësirën publike.

Ai është instaluar në zonën e ish – Pazarit të Vjetër. Në momentin e inaugurimit të veprës nuk mungoi ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, as kryetari i Bashkisë së Shkodrës.

Instalacionet e tij artisti i ka shfaqur në gjithë italinë, në New York, Pragë si dhe ka fituar çmime në festivale të ndryshme në botë.

Tv Klan