Luis Suarez po udhëheq Inter Miami drejt fitoreve në mungesë të Lionel Messi, i cili është i dëmtuar.

Sulmuesi uruguajan realizoi 2 gola në fitoren 4 – 1 ndaj Chicago Fire. Dygolëshi i dytë radhazi për Suarez i cili në moshën 37-vjeçare tregon se ka ende për të dhënë në futboll.

Ndeshja u zhbllokua nga një autogol që erdhi po nga goditja e Suarez e penguar nga portieri, por e shtyrë më pas në portë nga danezi Tobias Salquist.

Në pjesën e dytë ishte radha e golave ku Luis Suarez shënoi emrin e tij. Ai ka shënuar deri më tani 16 gola në 20 ndeshje duke bërë që Inter Miami të kryesojë Konferencën e Lindjes në Kampionatin Amerikan me 31 pikë.

Tv Klan