Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Të kapësh qoftë edhe një peshk të vetëm është kënaqësia më e madhe për një amator të peshkimit, por edhe të dalësh qysh në orët e para të mëngjesit qysh pa lindur dielli është një vështirësi që e përfshin ky sport dhe që e pranojnë vetëm këta peshkatarë. 

Gazetari:- Jeni amator i peshkimit?

Peshkatari 1:- “Po jam amator i peshkimit. Sot kam dalë rreth orës 5:30”.

Peshkatari 2:- “Sot kam dalë nga ora 9:00, i hedhim fijet gjithmonë këtu.

Edhe liqeni artificial mbetet i preferuar për peshkatarët, ndoshta dhe për afërsinë që ai ka me Tiranën. Mirëpo si në të gjitha sipërfaqet ujore apo lumenjtë, problem për ta mbetet pakësimi i rezervave të peshkut si dhe rënies së nivelit të ujit. Këta peshkatarë, megjithëse kanë rreth 6 orë që kanë hedhur rrjetat akoma nuk kanë zënë asnjë peshk të vetëm. Pavarësisht nga të gjitha këto, peshkatari gjatë gjuhetisë e ka një moment kulmor të gëzueshëm, kur kapin një peshk sado të jetë ai./tvklan.al