Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Ambasada Amerikane në Tiranë ka organizuar koncertin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, nën kujdesin e veçantë të zotit James Jeffrey. Ambasadori i SHBA ka uruar të gjithë të pranishmit për festa të gëzuara dhe fillimin e një viti të mbarë e të paqtë për të gjithë shqiptarët. Ai ka dhuruar gjithashtu edhe materiale didaktike për studentët e Akademisë së Arteve, duke marrë kështu edhe falënderimet e rektorit të kësaj akademie, zotit Kastriot Caushi.

Kjo mbrëmje e veçantë, ishte e rezervuar krejtësisht muzikës jazz dhe pikërisht për këtë kanë mbërritur nga Amerika, artistët Mike del Ferro, pianist dhe drejtori i programit të jazz-it në organizatën American Voices, si dhe këngëtarja e musikës jazz dhe bluz Deborah Carter.

Mike del Ferro ka lindur në Ambsterdam dhe filloi të luaj muzikë klasike në piano në moshën 9 vjeç. Ai studioi piano për jazz në konservatorin e Holandë dhe mori gradën master në vitin 1989. Reputacioni i tij si solist, shoqërues, kompozitor dhe aranzhues, ka bërë të mundur interpretimin, regjistrimin dhe turnetë e tij në skenat e rëndësishme në mbarë botën.

Deborah Carter ka lindur në Texas, rritur në Haëaii dhe pas një periudhe të gjatë në Spanjë është vendosur në Ambsterdam. Eksperienca e saj multikulturore, shprehet në aktivitetet e saj muzikore. Projektet e saj me grupin American Voices, përfshin shfaqë në shumë vende./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora