Lajme Arkiva 2004

Pas gati tre viteve punë në Shqipëri,  përpara largimit ambasadori grek në Shqipëri Iliopoulos do të ruaj urën e komunikimit me këtë vend.

Ai ka deklaruar se do të punoj për përkthimin e veprave të Ismail Kadaresë në greqisht. Shoqata e investitorëve në Shqipëri ka organizuar një festë për fillimin e këtij viti,  por dhe përcjellëse të ambasadorit të tyre në një tjetër detyrë.

Urime nga 40 kompani greke që thuajse operojnë këtu. Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të qeverisë shqiptare, njëkohësisht edhe miq të ambasadorit. Ministri i Ekonomisë Anastas Angjeli dhe ai i Telekomunikacionit Spartak Poçi.

Dimitris Iliopoulos do të mbetet protagonist i jetës diplomatike në Tiranë dhe një mik i mirë që pritet të marrë një detyrë të rëndësishme në Ministrinë e Jashtme Greke.

Karriera e tij 28 vjeçare ndikoi jo vetëm në marrëdhëniet diplomatike dhe politike, por mbi të gjitha ato të bashkëpunimit politik mes dy vendeve Shqipërisë dhe Greqisë. Gjatë tre viteve u rritën investimet greke në Shqipëri, ndërsa emigrantët tanë atje, po ecin drejt një integrimi normal.

Vendi i ambasadorit i cili do të lihet vakant javën e ardhshme pritet të zëvendësohet nga një punonjës shtetëror grek./tvklan.al