Anastas Angjeli: Rrugëtimi për të ndërtuar një universitet elitar ka qenë jo i lehtë, por ja kemi dalë

Mes qindra të ftuarve Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë festoi 15 vjetorin e krijimit të tij në një ceremoni mjaft të veçantë, ku morën pjesë, poltikanë, diplomatë, anëtarë të kabinetit qeveritarë, pedagogë e ish-studentë të Universitetit.

“Teksa kthej kokën pas, dëshiroj të jem objektiv në progresin që ky Universitet ka bërë gjatë një dekadë e gjysmë. Falë besimit që mijëra të rinj dhe prindër na kanë dhënë duke na lënë në duar përgjegjësinë e edukimit të tyre. Ky besim, ka qenë shtysa më e madhe që Universiteti Mesdhetar të jetë sot pas 15 vitesh një lokomotivë e pandalshme e dijes, me mbi 13 mijë të diplomuar, duke pasur si synim parësor, përmirësimin brenda vetes, në mënyrë që t’i ofrojë të rinjve, jo vetëm garancinë se ardhmja e tyre është në duar të sigurta, por një ofertë akademike që i bën ata të denjë e të pregatitur për  tregun e punës.”

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu e pranishme në aktivitet vlerësoi Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.

“Kurorëzimi i një pune shumëvjeçare në Universitetin Mesdhetar, pikërisht 15 vite që mban mbi shpinë duhet projektuar ndoshta edhe në një imension të ri. Në atë dimension që ju vetë e përmendët që është dimensioni europian i arsimit të lartë.”

Universiteti Mesdhetar ka aktualisht rreth 3500 studentë dhe ofron 50 Programe studimi në 4 fakultetet e tij.

Klan News