Mosarritja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike do të përbëjë një hap prapa për Shqipërinë. Ambasadori i OSBE-së Pavel Vacek e ka bërë këtë deklaratë në daljen e parë publike për median. Për të, procesi zgjedhor që do të na çojë deri në votim është mjaft i ngadalshëm dhe jo aq sa duhet rezultativ. ODIHR ka nxjerrë rekomandimet për legjislacionin zgjedhor. Prezenca e OSBE-së tregon angazhim në mbështetjen e këtij procesi. “Në mënyrë masive ne do të asistojmë, u shpreh Vacek, në procesin e regjistrimit të votuesve.”

Pavel Vacek: “Shqipëria duhet të lërë jashtë praktikat e kaluara të zgjedhjeve të kontestuara që nuk arrinin të plotësonin stadardet ndërkomëbtare dhe kështu mendësia e zgjedhjeve të ardhshme për vendin si dhe ambiciet nuk mund të nënvlerësohen. Mosarritja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vitin 2005 do të përbëjnë një hap prapa, jo vetëm për aspiratat e vendit, por edhe për demokracinë shqiptare.”

Parlamentit i mbetet të diskutojë çështje të rëndësishme për sa i përket amendimit të dispozitave për procedurën e votimit për zonat zgjedhore. Mos prisni ndryshime rrënjësore të prezencës së OSBE-së. Zgjedhjet janë prioritet i saj, por rezultati i tyre është në duart e shqiptarëve. Për kryetarin e prezencës, OSBE-ja nuk është garantuese e çdo lloj rezultati, por ajo asiston dhe monitoron këtë proces. /tvklan.al