John Withers: “Atmosfera është e shkëlqyer. Njerëzit janë shumë të emocionuar për zgjedhjen e presidentit amerikan, për rëndësinë që kanë zgjedhjet, për historinë e këtij kombi dhe të gjithë duan të jenë në ceremoni. Kjo është një kthesë në histori dhe nuk duan ta humbasin. Duan të jenë pjesë e përjetimit. Çdo ceremoni për presidentin e ri amerikan zhvillohet çdo katër vjet, por ceremonia e këtij presidenti, presidentit të parë afro-amerikan ndodh një herë në 400 vjet dhe kjo është shumë e veçantë. Sfida e tij e parë do të jetë kriza financiare. Mendoj rivënia e ekonomisë sonë në punë, sigurimi i vendeve të punës, infrastrukturës së Shteteve të Bashkuara janë veprime shumë të rëndësishme që ai do t’i ndërmarrë menjëherë sapo të marrë detyrën. Mendoj se ai ka gjithashtu një vizion të qartë për botën. Ai gjithashtu do të rimëkëmbë dhe do të rivendosë rolin e Amerikës në botë. Demokracia për Obamën është ajo që e krijoi atë si qenie dhe këtë ai e ka shprehur në fjalimet e tij elokuente sesi Amerika në pikëpamjet e tij është vendi ku dikush me të shkuar si ai, me një baba student afro-amerikan dhe për nënë një grua të bardhë amerikane ofron mundësi të pakufizuara dhe kjo është ajo çka provohet sot në këtë ceremoni. Besoj se është në interes për shikuesit tuaj të dinë se ky njeri do të qëndrojë në shkallët e Capitol Hill-it dhe do të bëjë betimin për pozicionin më të fuqishëm në Amerikë, mbase në të gjithë botën. Shpresoj që gjërat të ndryshojnë për më mirë. Keni të drejtë kur thoni se mes shqiptarëve dhe amerikanëve ka lidhje të fortë, por le ta bëjmë këtë lidhje më të fortë, më të mirë. T’ju tregoj një histori personale. Kur u emërova nga presidenti Bush në këtë detyrë që kam emërimi duhej votuar nga senati dhe kryetari i komitetit të senatit që shqyrtoi emërimin tim ishte Obama, sot president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili e njihte shumë mirë Shqipërinë dhe rajonin. Fakti që ai ka një njohje kaq të mirë të rajonit mendoj se është një shenjë shumë pozitive”./tvklan.al

Gazetar: Drini Zeqo