Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ambasadori Amerikan Limpreht iu ka bërë të ditur sot gazetarëve, ardhjen në Shqipëri të korit të ushtarëve të Europës të ushtrisë së SHBA-së. Ky grup prej 25 anëtarësh, do të jap shfaqje në javën e parë të Prillit në Pallatin e Kongreseve. Në të pritet të paraqitet muzikë amerikane, pop, country, soul, disko, muzikë patriotike etj.

Ideja e kësaj është njohja me kulturën, historinë e mikpritjen shqiptare, ku përveç kryeqytetit, ky grup do të vizitojë edhe Krujën. Ansambli është një prej katër grupeve të rregullta korale në ushtri dhe i vetmi i vendosur jashtë SHBA-së. Sipas ambasadorit, ardhja e këtij grupi shërben për shkëmbimin e kulturës midis shqiptarëve dhe SHBA-së./tvklan.al

Gazetare – Vladimir Lame