Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Për klientët më të rinj në moshë që janë të shumtë, AMC ka rezervuar tre mbrëmje feste të veçanta. Dhjetëra të rinj kanë mbushur ambientet e Disko Calvin, gjatë mbrëmjes së djeshme në festën e parë.

AMC ka menduar jo vetëm për argëtimin, por dhe edukimin e të rinjve. Drejtues të AMC dhe Ardit Gjebrea, kanë shpërndarë 15 bursa studimi për nxënësit më të mirë të Tiranës. Festa e AMC do të vijojë dhe gjatë mbrëmjes së sotme dhe të nesërme, ku premtohet shumë argëtim dhe veshje të modës së fundit dhurata për të rinjtë./tvklan.al