Policia e shtetit ka intensifikuar ndjeshëm luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve. Të dhënat mbi punën e efektivave blu gjatë gjysmës së parë të këtij viti e prezantuar nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ahmet Premçi, flasin për rritje të efikasitetit teksa e krahasuar me vitin e kaluar, janë evidentuar më shumë se 560 vepra penale, si edhe 730 autor të proceduar.

Ahmet Premçi: “Kemi rënie të numrit për krime të rënda dhe rritje të forcës zbuluese. Janë zbuluar 93% e krimeve kundër personit dhe për më tepër 98% të krimeve kundër shëndetit. Është rritur bashkëpunimi me përuri, kur në total nga policia e shtetit janë goditur për këtë periudhë 69 grupe kriminale me 280 anëtarë të këtyre grupeve të arrestuar”.

Rreze e veprimit të efektiveve blu ka ndikuar në parandalimin e një numri të konsiderueshëm të trafiqeve të lëndëve narkotike por jo vetëm tyre.

Ahmet Premçi: “Sektori kundër drogës ka sekuestruar 47 kg heroinë, 813 g kokainë, 2008 kg mariuanë dhe hashash si dhe janë asgjësuar 6712 rrënjë kanabis sativa. Janë arrestuar në total 224 persona nga sektori anti-drogë pasi janë realizuar me sukses 17 operacione”.

Fal masave të marra nga drejtoria e qarkullimit rrugorë. Lëvizjet në akset kombëtare janë bërë më të sigurta. Gjatë 6 muajve të parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vihet re ulja e numrit të aksidenteve si dhe të personave që kanë humbur jetën në to./tvklan.al

Gazetari: Fjorald Zguro

Operatori: Izdor Rudho

Montazh: Renis Zela