Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Analiza e policisë së Qarkut Tiranë është ndërprerë për shkak të protestave përpara Parlamentit. Oficerët drejtues të policisë janë përfshirë menjëherë në masat për mbrojtjen e rendit pranë godinës parlamentare. Pak përpara tensionimit të situatës, drejtori i policisë së Tiranës Dervishi është shprehur, se nuk do të lejohen cenime të institucioneve shtetërore, kjo edhe në kuadër të planit të masave anti-terror, ku është përfshirë Shqipëria.

Albert Dervishi: “Janë çelur fashikuj në 15 objekte në zbatim të Këshillit të Ministrave, objekte të rëndësishme shtetërore dhe në ruajtjen e sigurinë e ambasadave të huaja. Kjo zyrë ka marrë masa për të realizuar në kohë e me nivel profesional, detyrat që dalin nga plan-veprimi i përbashkët, ndërmjet drejtorisë së policisë së qarkut”.

Gjatë tre muajve të parë të vitit janë përballuar sipas Dervishit 68 tubime të ligjshme dhe 22 mitingje pa leje, por policia e Tiranës është në gjendje gatishmërie është shprehur drejtori i policisë për Tiranën./tvklan.al

Gazetare – Aranita Brahaj