Lajmërim në shtypin lokal për çdo orë ndërprerje a kufizim energjie në qytet,2700 matësa të rinj brenda muajit janar dhe shtim të kuotës së furnizimit me energji. Ky është premtimi që Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it, Andi Harasani, i ka dhënë Kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Kadri Gega. Duke vijuar serinë e tij të takimeve me kryebashkiakët e rinj, Harasani ka diskutuar sot edhe me kreun e sapozgjedhur të Lushnjës duke i marrë në konsideratë të gjitha kërkesat e paraqitura prej tij si dhe bashkëpunim për të nxitur pagesën e energjisë.
Kryebashkiaku Gega shprehu shqetësimin e thelle të 34 000 abonentëve lushnjarë, jo aq për masën e furnizimit me energji elektrike, sesa për oraret e panjohura të kufizimeve, të cilat i ndërpresin procesin e punës, biznesit. Shpeshherë ndodh që furrat ebukës të mbeten pa energji, pikërisht në momentin e pjekjes, tha ai, sepse nuk lajmërohemi nga agjencia elektrike për orët e kufizimit. Kreu i korporatës, Harasani ka urdhëruar Drejtorin Rajonal të Transmetimit të Fierit për të informuar rregullisht qytetarët për orët e kufizimeve./tvklan.al