Njihet jo vetëm si qyteti i karnavaleve ku për herë të parë u festuan në vitin 1860, por tanimë në Shkodrën e Rozafës mund të udhëtosh në kohë edhe me këto automjete “vintage”.

Koleksionistë të mbledhur nga mbarë trevat shqipfolëse për të dytën herë ekspozuan rreth 50 makina të viteve 60-70 dhe 80. Të vendosura në sheshin para bashkisë, “Andrra në retro” e ka kthyer pedonalen e qytetit të biçikletave në një ekspozitë që ka ngjallur interesin e shumtë të vendasve dhe turistëve të huaj.

Në Shqipëri janë 700 mjete të koleksionistëve “Retro”, ndërkohë që kjo flotë synohet të zgjerohet në të ardhmen. Përveç paradës së automjeteve të vjetra gjatë orëve të mbrëmjes, Shkodra ofron edhe aktivitete festive me tingujt e muzikës Jazz, që i shtojnë gjallërinë këtij qyteti.

Tv Klan