Moldavia, Rumania dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi kundër luftimit të dezinformatave ruse.

Pakti u nënshkrua gjatë një takimi tre palësh të ministrave të jashtëm të tre shteteve që u zhvillua në kryeqytetin Moldav, Kishinjev.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dimitry Kuleba, tha se lufta hibride e Rusisë nuk po përdoret vetëm kundër Kievit por dhe vendeve të tjera, mes të cilave Moldavisë. Departamenti amerikan i shtetit akuzoi një muaj më parë, Kremlinin se po përdor gënjeshtra e manipulime në mënyrë të përsëritur duke sajuar ngjarje të rreme për pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës.

Tentativa që sipas DASH, synojnë të prishin solidaritetin mbarëbotëror me popullin ukrainas. Por Moska i mohoi këto akuza duke akuzuar Shtëpinë e Bardhë për dezinformata. Kievi ka shtuar thirrjet për ndihma në municione e armatime në drejtim të Perëndimit.

Ndërkaq sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg deklaroi se çështja më urgjente me të cilën përballet Samiti i javës së ardhshme në Uashington do të jetë konfirmimi i mbështetjes për Ukrainën për një kohë të gjatë.

Nga sulmet ruse orët e fundit u vranë të paktën 12 civilë, 50 të tjerë u plagosën në Donetsk, Kherson dhe Dnipropetrovsk. Ukraina rrëzoi 24 nga 27 dronët sulmues Shahed, që u nisën nga Krimea dhe nga rajoni Kursk, në Rusi dhe goditën “infrastrukturën ukrainase të energjisë.

Klan News