Normat e larta të interesit për marrjen e kredive bankare mund të frenojnë rritjen e ekonomike. I këtij mendimi është ish-ministri i Financave Anastas Angjeli, sipas të cilit në kushtet e krizës globale të ushqimeve dhe çmimeve gjithmonë në rritje të karburanteve, kredia e shtrenjtë shndërrohet në një instrument tkurrës për zhvillimin e biznesit vendas.

Anastas Angjeli: “Banka e Shqipërisë duhet të rishikojë politikat e veta monetare dhe ato të interesave, veçanërisht për kreditë e dhëna në monedhë kombëtare, më qëllim që ky instrument të jetë sa më afër ndikimit të  rritjes ekonomike ku shtrenjtimi nga të gjitha anët është shumë i lartë, i shtohet edhe shtrenjtimi i kredisë çka bën të mundur që  gjatë viti 2008 të kemi një rënie të ritmeve ekonomike të Shqipërisë.”

Banka e Shqipërisë kreu tre ndërhyrje vitin e kaluar teksa shtrenjtoi normën e interesit të lekut, kjo për të frenuar presionet inflacioniste. Por njëkohësisht kjo shtrenjtoi dhe kredinë për ekonominë. Sipas Bankës Qendrore në vitin 2007 ekonomia Shqiptare u rrit me 6%, por për këtë vit si Banka Botërore ashtu edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një ngadalësim të rritjes ekonomike si pasojë e krizës së fundit globale.

Tjetër problem për tregun tonë bankar mbetet edhe diferenca e madhe mes interesave të depozitave dhe kredisë, sidomos për monedhën vendase./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro