Krijimi i strategjive të përbashkëta me vendet e rajonit në fushën e shëndetësisë ka qenë pika kryesore ku është përqendruar Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, gjatë fjalës së saj në konferencën ndërkombëtare Neuromesdheut, ku merrnin pjese specialistë të fushës së neurologjisë në Shqipëri si dhe në Mesdhe.

Godo theksoi gjithashtu edhe rëndësinë e rritjes së shërbimit të standardeve të pacientëve, dhe furnizimin me medikamente.

Anila Godo: “Në fushën e shëndetësisë më shumë se në çdo fushë tjetër të mund të krijohen strategji të përbashkëta. Në fushën shëndetësore vërtet bëhet e domosdoshme pasi e dimë të tërë që shpesh problemet në rajon janë të afërt me njëri-tjetrin, pra më shumë se kurrë e domosdoshme që në rang rajonal ne të këmbejmë informacione, të këmbejmë eksperienca me njëri-tjetrin dhe të përpiqemi të krijojmë atë që ne e quajmë menaxhim të integruar të patologjive të ndryshme në rang rajonal”.

Kjo konferencë pati si qëllim bashkërendimin e veprimtarisë së vendeve mesdhetare në fushën e neurologjisë. 

 Në qendër të vëmendjes së kësaj konference ishte hartimi i bashkëpunimit si dhe shkëmbimi i eksperiencave me qëllim përmirësimin e shërbimit ndaj pacientëve të prekur nga sëmundja e neurologjisë./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami