Para se të vdisnin të afërmit u kishin kërkuar t’i çonin në shtëpi!

Një ditë pas thirrjes publike të mjekut të urgjencës Dritan Koçiaj për hapjen e spitalit Covid 4, pasi nuk ka më vende në spitalet ekzistuese, para spitaleve nuk ka më autoambulanca me pacientë të shtruar. Këto janë imazhet e një vëzhgimi të Klan Plus në spitalet Covid 1 dhe 2.

Autoritetet shëndetësore përmendin vazhdimisht se ka ende shtretër bosh në Covid 3. Por ky spital shërben për shtrimin e pacientëve që ia kanë dalë të përmirësohen në dy spitalet e parë dhe nuk pret raste urgjente. Megjithatë edhe nga këtu, jo të gjithë ata që dalin shkojnë në shtëpi.

Sipas familjarëve vëmendja ndaj moshës së tretë lë për të dëshiruar në shërbimin që po ju ofrohet. Policia që ofron sigurinë në këtë spital, kujdeset edhe për të mos lejuar komunikimin e familjarëve me median. Në pritje të orarit të vizitave, janë edhe këto qese me ushqime që familjarët sjellin për njerëzit e tyre të shtuar.

Klan Plus