Lajme Arkiva 2003

Arben Grori i akuzuar dhe i dënuar nga Gjykata Italiane për vrasjen e Naim Zyberit kërkoi në mënyrë të papritur të mos mbrohet më nga avokati i tij Mark Pëllumbi.

Gjykata e Apelit do të shprehet sot për njohjen e vendimit të Gjykatës së Milanos për dënimin e tij me burgim të përjetshëm, por në seancë Grori kërkoi zëvendësimin e pëllumbit me avokatin Fatos Shanaj. Seanca është shtyrë për në datën 27 Korrik.

Po sot Grori u paraqit në seancën ku organi i akuzës do të jepte konkluziont përfundimtare për procesin në ngarkim të tij për trafik ndërkombëtar droge. Prokurorët nuk kanë qenë gati ti japin sot këto konkluzione në Gjykatën e Tiranës dhe seanca është shtyrë për ditën e nesërme.

I pandehuri Arben Grori ka reaguar nervoz për shtyrjen e seancës, gjë për të cilën debatoi edhe me avokatin e tij Mark Pëllumbi. Gjyqtari i çështjes Gjin Gjoni vendosi që pretencën prokuroria do ta jap nesër në mesditë./tvklan.al