Lajme Arkiva 2004

Lehtësim të procedurave në këmbim të pagesës së  taksave. Ministri i Financave pranoi gjatë një prezantimi përpara  medias se abuzimet me pagesat e tatimeve nga bizneset janë shumë të mëdha si dhe paralajmëron fillimin e një aksioni rrënjësor tatimor  për mbledhjen e të ardhurave.

Arben Malaj: Shkalla e abuzimit është shumë e madhe dhe ideja se dhe të fillojmë nesër në mëngjes të kontrollojmë për këtë, dihen afërsisht rezultatet. Do të jetë viti 2005, viti i parë ku 50.000 tatimpaguesit shqiptarë nuk dot kenë obligimin vjetor të kontaktojnë në zyrat e administratës tatimore për tu paraqitur dhe për  tu pajisur me leje vjetore.

 “Edhe klientët, individët , të cilët nuk marrin kuponin tatimor të lëshuar me arkë regjistruese, apo dëftesën tatimore në rastin kur mungon kasa regjistruese, e cila duhet të jetë e lëshuar me dorë, kur blejnë mallra dhe shërbime dënohen me 500 lekë të reja gjobë”.

Sfida mbetet e vështirë përball fiktivitetit dhe deklarimit të aktivitetit të biznesit, si dhe bilanceve të dyfishta, të pranuara tashmë edhe nga autoritetet./tvklan.al