Lajme Arkiva 2003

Arjan Vasjari: Nesër kryetari i Bashkisë së Tiranës, në skenën ku pak muaj  më parë u zhvillua “Monologjet e asaj”, mban monologun e tij live, por kësaj here jo në regjinë e Altin Bashës, por në regjinë e Arjan Çanit. Burime konfedenciale nga kupola e tij bëjnë të ditur se në monologun e radhës Edvini nuk do të marrë me vete gjymin pafund të Nezirit, pasi e konsideron atë si objekt ogurzi që i soli dështimin. Por në vend të tij, gjithmonë sipas burimeve shumë shumë konfedenciale, thuhet se për shkak të kompleksit të Edipit, nga i cili jeton plotësisht i pushtuar, nesër do të ketë me vete enën e tij muzë oturakun, të cilin e koncepton si instrument frymorë, sa herë e kaplojnë frymëzimet e tij mazokiste. Monologjet do të ketë kohë ti  konsumojë para prokurorisë”./tvklan.al