Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së sfidoi thirrjet e Biden për të ndalur armët në Izrael duke miratuar një projekt-ligj që që synon të detyrojë administratën e presidentit Biden të transferojë armët.

Akti i Mbështetjes së Ndihmës për Sigurinë e Izraelit u miratua 224 me 187. 16 demokratë iu bashkuan shumicës së republikanëve për të votuar pro, dhe tre republikanë  votuan në kundërshtimin e masës.

Projketiligji nënvizoi ndarjen e thellë të SHBA-së mbi politikën e Izraelit, ndërsa qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu kërkon të eleminojë militantët e Hamasit. Në përpjekje për të frenuar Izraelin nga ndërmarrja e një ofensive në shkallë të gjerë në Rafah, administrata e Presidentit Biden këtë muaj pezulloi një dërgesë armësh prej 3500 bombash, disa prej të cilave peshojnë deri në 900 kilogramë, që mund të shkaktojnë vrasjen e qindra njerëzve në zonat e populluara.

Republikanët ishin të indinjuar nga vendimi, duke akuzuar Presidentin Biden për braktisjen e aleatit më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme. Shtëpia e Bardhë dhe demokratët u detyruan të mobilizoheshin për të ruajtur unitetin e grupit të ligjvënësve demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve, të përbërë nga anëtarë që nuk janë të kënaqur me mosmarrëveshjet SHBA-Izrael dhe anëtarë që janë të indinjuar që Presidenti Biden po vazhdon ta furnizojë Izraelin me armë.

Nga ana tjetër mijëra civilë palestinezë në Gazën veriore janë larguar nga ato zona ndërsa ndihmat ushqimore si dhe uji ka nisur të pakësohen mes inskursionit izraeli që ka shkaktuat viktima nga të dyja palët. Izraeli planifikon të dislokojë më shumë trupa dhe të intensifikojë pushtimin tokësor të Rafahut jugor, ku qindra mijëra civilë palestinezë strehohen në qytetin e goditur nga lufta.

Klan News