Lajme Arkiva 2003

A.Xh., A.E., A.S. dhe A.X. janë vënë  në prangat e policisë pasi kanë kërcënuar një biznesmen se do ta vrisnin nëse nuk paguante një gjobë prej 500.000 dollarësh.

Sipas urimeve nga komisariati numër dy prej tyre janë efektiva të forcave renea. Ata kishin kërcënuar nëpërmjet telefonit pronarin e një lokali luksoz në pjesën e bllokut duke i njoftuar të paguante gjobën për të mos pasur probleme me ta.

Pas gjobës së vënë më shumë prej gjysmë milionë dollarësh biznesmeni emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye sigurie kishte njoftuar policinë.

Nëpërmjet agjentëve sekret dhe përgjimeve të vazhdueshme është bërë i mundur identifikimi dhe ndalimi i personave./tvklan.al