Orik Shyti dhe Kreshnik Spahiu janë arrestuar në datën gjashtë shkurt nga autoritetet zvicerane në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar muaj më parë nga Interpoli shqiptar. Ky lajm konfirmohet në Ministrinë e Rendit Publik. Autoritetet shqiptare nuk deklarojnë nëse të pandehurit janë dorëzuar vetë përpara në policinë zvicerane apo kanë rënë në pranga. Njoftimin zyrtar, për ekzekutimin e urdhër- arrestit, autoritet shqiptare e kanë marrë në datën dhjetë shkurt katër ditë pas arrestimit. Menjëherë Prokuroria e Përgjithshme dhe Interpol Tirana kanë filluar punë për plotsimin e dosjes dhe kërkesës për ekstradim për kta dy persona. Orik Shyti dhe Kreshnik Spahiu akuzohen për disa krime të rënda dhe për krijimin e bandës “Hakmarrje për Drejtësi”. Interpol Tirana dhe autoritetet zvicerane kanë bërë të mundur më parë ekstradimin e një shtetasi kosovar i arrestuar në Tiranë dhe i shpallur në kërkim në Zvicër. Për ktë arsye drejtsia shqiptare deklaron se praktika e ekstradimeve me ktë shtet është vendosur dhe shumë shpejt pritet dhe ekstradimi i Shytit dhe i Spahiut. /tvklan.al