Lajme Arkiva 2003

Një 20 vjeçare shqiptare është kapur nga policia italiane duke transportuar rreth 5 kilogram drogë të tipit heroinë. 20-vjeçarja M.B. është prangosur dhe më pas mbyllur në qelitë e burgut të Triestes pasi më parë i është gjetur jo pak por 5 kilogram heroinë, poshtë sediljes së makinës ku po udhëtonte .

20-vjeçarja shqiptare me dokumente të rregullta qëndrimi në Itali M.B. nuk kishte qenë asnjëherë e dyshuar për aktivitet të tillë dhe vetë kontrolli në makinën e saj ishte rutinë e zakonshme.

Sipas prokurorisë italiane pas arrestimit M.B. do të hetohet me akuzën e mbajtjes dhe transportimit të lëndëve narkotike. Arrestimi i saj në Itali me 5 kilogram heroinë përkon me kapjen e dy të rinjve në tiranë me po të njëjtën sasi dhe lloj droge./tvklan.al