Një 50-vjeçar në Gramsh është vënë në pranga nga policia. Ai dyshohet se ka përndjekur një 13-vjeçare.

“Komisariati i Policisë Gramsh arrestoi në flagrancë shtetasin A. Ç., 50 vjeç, banues në Gramsh, pasi dyshohet se ka përndjekur një 13-vjeçare”, njoftoi policia.

Uniformat blu po vijojnë punën për të zbuluar rrethanat e plota të kësaj ngjarje./tvklan.al