Është arrestuar këtë të enjte nga policia e kryeqytetit, djali i madh i ish-bosit të VEFA-s, Vehbi Alimuçës, Artan Alimuça 41-vjeç.

Ai u arrestua në një lokal në rrugën e Dibrës, pranë QSUT-së, pasi ishte në kërkim nga policia për akuzën e pastrimit të parave.

Për këtë akuzë ai ishte dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Tiranës, me 18 nëntor të vitit 2015 për pastrim parash.

Artan Alimuçaj, është një nga djemtë e Vehbi Alimuçajt, ish- kreut të VEFA-s, që u mori kursimet mijëra shqiptarëve përgjatë viteve 1994-1997, i dënuar me parë për mashtrim dhe pastrim parash.

/Tv Klan