F. M. është arrestuar nga forcat e policisë të Komisaritatit Nr. 3 si bashkautor në pengmarrjen e F. D. M. është personi i pestë që bie në pranga për ‘rrëmbim dhe mbajtje peng’. Më parë policia kishte arrestuar katër të rinjtë: C., L., K. dhe S. si autor të rrëmbimit duke e konsideruar zyrtarisht të mbyllur qarkun e grupit pengmarrës.

Por pas kqyrjes së mjetit, që është kryer rrëmbimi dhe transporti i pengut, ka rezultuar se ka dhe shenja të gishtave të një tjetër personi të cilat përkuan më pas me ato të M.. Ndërkohë policia po punon ende për identifikimin e autorëve të plagosjes së tre shokëve të pengut, të cilët janë qëlluar me breshëri në makinë e tyre Benz përpara vilës së familjes së D.

Njëri nga të plagosurit vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën, ndërsa familja e pengut është marrë nën mbrojtjen e forcave policore. /tvklan.al