Arta Dade: “Lidhur me mbledhjen e fundit të Këshillit Internacionale Socialiste në të cilin Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është zgjedhur kryetar i komisionit për Europën Juglindore. Ky është një nder që i bëhet PS mbas një periudhe të jashtëzakonshme përvoje pozitive, të reformimit të PS me ardhjen e Edi Ramës në krye të PS në 2005-ën, të ofrimit të një vizioni modern dhe bashkëkohorë lidhur me konsiderimin e kundërshtarit jo si armik po si një kundërshtarë politik përtej konfliktualitetit që ka mbërthyer politikën shqiptare”./tvklan.al