Ka filluar në qytetin e Nju Jorkut sesioni i 54 i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në të marrin pjesë shumë kryetarë shteti dhe qeverish nga shumë vende të botës. Shqipërinë e përfaqëson një delegacion i kryesuar nga Presidenti Republikës Rexhep Mejdani dhe Ministri i Jashtëm Paskal Milo.

Asamblenë e ka hapur në seancën e parë të saj Presidenti i Shteteve të Bashkuara Bill Klinton, i cili ka shpallur strategjinë e re ekonomike të rruzullit tokësor për mijëvjeçarin e tretë. Mes të tjerash në fjalën e tij ai ka theksuar se ne nuk duhet të pranojmë që në shekullin e ri një pjesë e njerëzimit të jetojnë në begati ekonomike ndërkohë që pjesa tjetër vegjeton në kushtet e mbijetesës. Çduhet të bëjmë? të hapim tregje siç kemi bërë ne në SHBa gjatë viteve të fundit ekonomike që prekën globin. Ja përse duhet të lançojmë një sistem të ri tregtie nëpërmjet OBT për të qënë më fleksibël në shpërndarjen e të ardhurave në botë.

Ky sistem i ri ekonomik i bërë nga presidenti Klinton brenda një kohe kur vendet e fuqishme kanë zgjidhur ndonëse jo përfundimisht dy konfliktet më të fuqishme atë në Kosovë dhe atë në Azinë Juglindore. Ka filluar dhe seria e takimeve të Ministrit tonë të Jashtëm fillimisht me homologët e tij britanikë dhe kinez.

Në takimin me Robin Kuk është diskutuar çeshtja e Kosovës, pakti i stabilitetit dhe marrëdhëniet e vendit tonë me BE. Kuk shprehu gadishmërinë e vendit të tij për të mbështetur fuqishëm Shqipërinë lidhur me qëndrimet e saj për Kosovën dhe do ndikojë për nënshkrimin e marrëveshjes së Asocimit me Bashkimin Europian./tvklan.al