Mbi 15 mijë rrënjë kanabis janë asgjesuar në Vaun e Dejës. Sasia e lëndë narkotike u gjet në njësitë administrative Shllak dhe Temal.

Policia arriti ta gjente kanabisin e kultivuar falë kontrolleve nga ajri me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe shërbime të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë dhe Shkodër. gjatë kontrollit të territorit, në njësitë administrative Shllak dhe Temal të Vaut të Dejës, gjetën dhe asgjësuan 15 547 fidanë e bimë kanabis”, njoftoi policia.

Uniformat blu thonë se po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale./tvklan.al