Barcelona dominon totalisht Real Madrid në tokën amerikane. Për herë të katërt në po kaq takime “El Classico” në këtë shtet janë katalanasit ata që triumfojnë. 2-1 ishin shifrat e sfidës që prodhoi shumë episode.

Pak minuta pas fillimit të saj, frika e një stuhie bëri që dy ekipet t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjeve për të lënë në pritje mbi 80 mijë tifozët në shkallët e stadiumit. Me rikthimin në fushë, Pau Victor u shndërrua në heroin e Barcelonës.

Dy gola nga një për çdo pjesë mbërritën nga talenti 22-vjeçar, për t’i dhënë fitore morali Katalanasve, që pavarësisht se një miqësore marrin lëvdata për atë që dhuruan ndaj kampionëve të Europës. Për madrilenët shënoi Paz i hedhur nga stoli, me Ancelottin që riktheu në skuadër Viniciues për të qenë i gatshëm në Superkupën Europiane kundër Atalantës.

Erling Haaland leksione Chelsea para syve të Armando Brojës. Sulmuesi norvegjez shënoi tripletë golash në fitoren 4-2 që City mori kundër “bluve të Londrës”. Goleada nisi shumë shpejt, teksa tekniku Maresca nuk preferoi t’i jap minuta sulmuesit kuqezi, për ta shtyrë akoma dhe më shumë Brojën drejt largimit.

Konkurenca te Chelsea duket e ashpër këtë sezon për 22-vjeçarin, me shokët e repartit, Stërling e Madueke që të hedhur nga stoli gjetën golin.

Fitore të pastër regjistroi Liverpool, 3-0 kundër Manchester United. Carvalho, Jones dhe Tsimikas shënuan në portën e “djajve të kuq” që pësuan humbjen e tretë në 5 testet miqësore të kësaj vere. Ndërkaq, barazim mes 4 golash shënoi Juventusi. Bardhezinjtë nuk shkuan më shumë se shifrat 2-2 kundër Brest miqësore e luajtur në Peskara.

Vlahovic dhe Danilo përmbysën avantazhin momental të skuadrës franceze, e cila gjeti forcën për të ndalur hovin e bardhezinjve, pasi gjetën edhe golin e barazimit 2-2. Një miqësore luksi që nxjerr në pah pikat e dobëta që duhen përmirësuar në sezonin e ri.

Klan News