Gjermania do ta mësojë kundërshtarin e finales evropiane në përfundim të ndeshjes Spanjë-Rusi, por se çdo të ndodhë do të mësohet vetëm sonte në mbrëmje.

Të dy skuadrat janë në formë dhe pa mungesa të rëndësishme. Rusët Bilyaletdinov dhe Anyukov ishin të detyruar të bënin vrapim të lehtë, ndërsa Saenko nuk e përfundoi stërvitjen e djeshme, megjithatë mësohet se do të jenë të aftë për lojë.

Të ndëshkuar nga ekipi i Hiddink janë mbrojtësit Denis Kolodin dhe mesfushori sulmues, Dimitri Torbinski.

Vasili Berezutski startoi si qendër mbrojtës bashkë me Sergei Ignasheviç. Opsioni tjetër për rusët është Roman Shironkov, i cili nuk ka luajtur që prej ndeshjes së parë pikërisht kundër Spanjës.

Në kampin spanjoll pritet tani si titullar Çesk Fabregas në rolin e playmakerit. Në çerekfinale kundër Italisë ishte në një formë të shkëlqyer dhe i ftohtë në gjuajtjen e 11 metërshave.

Spanja do ta ketë skuadrën e plotë dhe janë favorit të këtij takimi edhe për faktin se e kanë mundur Rusinë në ndeshjen e parë të grupit D, por gjërat kanë ndryshuar që prej asaj ditë pasi në ekipin e Hiddink është kthyer Andrea Shavini, i cili po i habit të gjithë me lojën e tij.

Këto dy skuadra janë ndeshur nëntë herë me njëra-tjetrën përfshirë këtu edhe kombëtaren e Bashkimit Sovjetik.

Pesë herë ka fituar Spanja, një herë Rusia, të tjerat barazim. Fitorja e vetme e rusëve i përket vitit 1971 në eliminatoret e Evropianit. Në atë kohë sovjetikët fituan 2 me 1./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe